Ky ishte padyshim viti i Kombëtares, që përçoi emocione të mëdha nga stadiumet e Francës. Shqipëria befasoi me pjesëmarrjen e saj në Euro 2016, arritja më e madhe e futbollit shqiptar në gjithë historinë e tij. Një debutim i arritur pas më shumë se gjysmë shekulli përpjekje në arenën e futbollit ndërkombëtar.

Skuadra e Gianni De Biasi bëri mirë edhe pse ishte e pafat me Zvicrën, kur Gashi humbi shansin e artë për të barazuar në fund të takimit.

Kombëtarja tregoi një lojë të bukur me të zotët e shtëpisë dhe arriti një fitore historike me Rumaninë. Goli i Armando Sadikut ngriti peshë stadiumin e Lionit, në sfidën e fundit të kuqezinjve në grup.

Shpresat për kualifikim ishin deri në fund, por barazimi 3 – 3 mes Hungarisë dhe Portugalisë, kaloi si një një prej vendeve të treta më të mira skuadrën e Fernando Santos, që në fund fitoi trofeun.

Shqipëria pati një debutim të suksesshëm edhe me tifozët, të cilët e kthyen në festë çdo takim. Një atmosferë e bukur në stadiume dhe jashtë tyre, duke lënë një shije të mirë në sheshet që u veshën me ngjyrat kuqezi.

2016 do të mbetet një vit i shënuar në kalendarin e futbollit shqiptar që u prezantua për jerë të parë në sallonet europiane.

Tv Klan