Në kuadër të aktiviteteve për nder të Heroit tonë Kombëtar, Gjergj Kastrioti Skënderbeut, në Akademinë e Sigurisë historiani dhe osmanologu, Prof Asoc. Dr. Dritan Egro zhvilloi një bashkëbisedim me stafin drejtues dhe akademik dhe me studentët e Fakultetit për Hetimin e Krimit në Akademinë e Sigurisë, Qendrën kërkimore – shkencore dhe Kolegjin e Policisë.

Në referatën e tij, Egro solli të dhëna të rëndësishme për periudhën e sundimit të Perandorisë Osmane dhe rolin e rëndësishëm gjeostrategjik të Skënderbeut si faktor kyç në jetën politike të vendit dhe sigurinë e qyteteve dhe tokave shqiptare që rrezikonin pushtimin.

Më pas studentët përmes pyetjeve të tyre shprehen interes lidhur me këtë figurë të rëndësishme të historisë sonë. Drejtori i Akademisë së Sigurisë, Bilbil Memaj falënderoi profesor Egron për informacionin e vlefshëm të përcjellë në interes të auditorit.

/tvklan.al