Ambasada Amerikane në Tiranë, përmes një njoftimi në rrjetin social Facebook, thotë se ka thjeshtëzuar procesin për vizë turistike.

Dikur, nëse aplikojë për vizë turistike duhej të mblidhje disa dokumente që krijonin garanci se ju do të ishit vërtet një turist në territorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

2

“Kam një këshillë me vlerë për ju këtë javë, siç do ta shikoni tek tregimi i mëposhtëm: unë nuk kam nevojë të shikoj dokumentet tuaja në intervistën për vizë turistike! Gjithçka më duhet nga ju është pasaporta juaj dhe fleta e konfirmimit të DS-160. . . dhe kaq! Mos harxhoni kohë dhe para për të grumbulluar dokumente të cilat nuk do t’jua kërkoj. Përkundrazi, përdoreni atë kohë dhe paratë për të qerasur veten tuaj me një makiato dhe picë!”

3

Ndërkohë pas kësaj urojmë që qytetarët shqiptarë të marrin vizën amerikane, pasi ndërsa numri i aplikimeve është i lartë; vizat janë të pakta. / tvklan.al