Policia e Tiranës goditi një grup personash të përfshirë në vjedhjen e banesave dhe lokaleve në kryeqytet, me tendencë vjedhjen e televizorëve plazma.

Ilir Rrasa, 40-vjeçari nga Tirana të cilin e shihni në këtë foto, është arrestuar i dyshuar si drejtues i një grupi kriminal te vjedhjes me thyerje të lokaleve dhe banesave në Tiranë.

Ai ishte liruar nga burgu nga amnistia në muajin dhjetor, ndërsa nuk vonoi t’i kthehej aktivitetit kriminal. Rrasës policia i kapi një pistolete mini-blow me disa fishekë.

Bashkë me të u arrestuan edhe dy të afërmit e tij Elirjan Rrasa, 23-vjeç dhe E. Rr., 19-vjeçe. Po ashtu si pjesë e grupit, është arrestuar edhe Agim Hajdari, 45-vjeç. Policia thotë se grupi është përgjegjës për një deri vjedhjesh në Tiranë. Disa prej objekteve te vjedhura nga policia janë sekuestruar ne cilësinë e provës materiale.

Tv Klan