banque-de-france

Drejtësia franceze vijon hetimet për vjedhjen e rreth 1.8 milion eurove nga Banka Qëndrore e Francës.

Hetimet janë përqëndruar te dy punonjësit e departamentit të asgjesimit të parave të cilët u arrestuan mbërmjen e së premtes si dhe në punonjësit e sigurisë së bankës.

Prokuroria franceze po shqyrton të gjitha provat për  aktivitetin dhe pasurinë e tyre.

Vëmendje tërhoqën edhe disa foto në profilin në Facebook, të njërit prej të dy punonjësve.

Aty shfaqeshin pushimet e tij luksoze në një ishull dhe një kuzhinë e re gjithashtu mjaft e shtrenjtë.

Mediat franceze kanë publikuar edhe detaje nga hetimet e deritanishme që lidhet me shkeljet e rregullave të sigurisë së bankës.

Ka qenë një zbulim krejt rastësor i punonjëses së kontrollit këtë verë, e cili zbuloi një kuti me kartmonedha të përdorura por të vlefshme, me një peshë prej 8 kilogram.

Ajo ishte lënë mënjanë në ambjentet ku mbaheshin paratë e destinuara për asgjësim në Bankën e Francës. Pas kqyrjes së kutisë, punonjësi njoftoi eprorët,  bazuar në rregulloren e sigurisë së këtij sektori.

Askush nga drejtuesit e bankës nuk është vënë nën akuzë, ndonëse sistemi i sigurisë së ruatjes së parave ka çaluar.

Teksa në Francë hetimet e Prokurorisë janë përqëndruar tek mënyra sesi dy punonjësit e bankës i vodhën paratë dhe tek gjetja e parave, ku arritën vetëm në 1 ditë të zbulojnë 1.8 milionë euro të fshehura në obvorrin e një prej të arrestuarve në Shqipëri Prokuroia I ka përqëndrimet tek përgjegjësitë e guvernatorit dhe nuk ka mundur të gjejë edhe një lek të vetëm nga shuma e 7.13 milionë dollarëve të vjedhura nga punonjësi i Bankës Ardian Bitraj.

Ajo që bie në sy është fakti se Këshilli drejtues i Bankës së Francës në mënyrë të prerë ka deklaruar se nuk do të bëjë asnjë koment deri sa hetimet të mbyllen.

Hetimet në Francë që u fokusuan tek aktiviteti i paligshë arritën të zbulojnë dhe sesi I kishin shpenzuar paratë dy autorët që bënin jetë luksoze.

Jo vetëm kaq por autoritetet arritën tua kthejnë 1.8 milëne lekët e vjedhura taksapaguesve francezë, ndërsa në Shqipëri hetimet e deritanishme pavarësisht arrestimeve të kryera nuk kanë mundur të kthejnë në arkën e shtetit asnjë lek dhe madje as që kanë mundur të bien në gjurmët e tyre.

Tv Klan