Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë dy pronarë lokalesh në qytetin bregdetar, ndërsa po procedon në gjendje të lirë një tjetër, me akuzën për veprën penale të vjedhjes së energjisë elektrike.

Në praga kanë përfunduar Shaskë Tozaj, 51 vjeç dhe Virjon Saçaj, 51 vjeç pasi gjatë kontrollit të ushtruar në ambiente e lokaleve, është konstatuar ndërhyrja dhe prishja e vulës së makinerisë të matësit elektrik.

Policia e Vlorës ka filluar gjithashtu dhe procedimin penal në gjendje të lirë të Q.A., 48 vjeç, pasi dhe ky i fundit ka ndërhyrë të paligjshme në matësin elektrik./tvklan.al