Një prej autorëve të dyshuar të vjedhjes me dhunë në Korçë mbrëmjen e së dielës, është kapur në tentativë për të vjedhur një tjetër banesë po në fshatin Kamenicë një natë më vonë.

Policia ka arrestuar Enkeledi Kajon, lindur në fshatin Nikolicë-Korçë, banues në Durrës, i dënuar më parë për vjedhje.

Ai po tentonte të vidhte banesën e një shtetaseje rreth 24 orë pasi kishte bashkëpunuar në vjedhjen me dhunë të banesës së 53-vjeçarit N.B.

Policia po punon për identifikimin dhe kapjen e bashkëpunëtorit tjetër të implikuar në këtë ngjarje./tvklan.al