bshProkuroria e Tiranës lëshon urdhër-ndalime të reja për vjedhjen në Bankën e Shqipërisë. Bëhet fjalë për 7 punonjës të bankës, anëtarë të komisionit të inventarizimit prej vitit 2012.

Gentjan Jahja, Ilir Dedja, Emiliano Lamçe, Mehdi Marku, Mehdi Molla, Fatbardha Gurthi dhe Bahri Allushi akuzohen për shpërdorim detyre, pasi konsiderohen përgjegjës që nuk kanë kanë konstatuar vjedhjen që Ardian Bitraj po kryente prej vitit 2010.

Me këto udhër-ndalimi, numri i personave të vënë nën akuzë për vjedhjen e 7.13 milionë dollarëve arrin në 16. Prej tyre, vetëm njëri nuk është punonjës i Bankës Shqiptare, por i afërm i Ardian Bitrajt, autorit të vjedhjes.

TV KLAN