Muaji shtator rikthen në ekranin e Televizionit Klan super-produksionin “Dance With Me 3”. Pas suksesit të padiskutueshëm të dy sezoneve të para, ky spektakël vjen këtë vit më emra të tjerë të njohur të botës së artit e televizionit, por jo vetëm…

Televizioni Klan sjell zyrtarisht emrat e çifteve që për 14 javë me radhë do të shpalosin talentin e tyre në kërcim.

Ata janë: Modelja Xhesi Hennessy dhe Dj Vicky; Shefi i kuzhinës, Renato Mekolli dhe këngëtarja/aktore Laura Nezha; Miss Albania 2010, Arnita Beqiraj dhe aktori Besmir Bitraku; Këngëtarja Fjolla Morina dhe aktori i humorit Xum Allushi; Këngëtarja Greta Koçi dhe politikani Nard Ndoka; Moderatorja Bora Zemani dhe këngëtari Alban Ramosaj.

Një produksion që mban firmën e Vera Grabockës dhe Alketa Vejsiut, “Dance With Me 3” starton më 12 shtator, çdo të hënë në orën 20:15, vetëm në ekranin e Televizionit Klan./tvklan.al