Pas gabimit që do mbahet mend gjatë në histori porsa i përket ndarjes së Oscar-ëve vjen falja nga drejtorët ekzekutivë.

 “I kërkojmë ndjesë sinqerisht “Moonlight”, “La La Land”, Warren Beatty, Faye Dunaway dhe ndjekësve të Çmimeve Oscar për gabimin që u bë”, deklaroi PriceëaterhouseCoopers, ata të cilët kanë mbikëqyrur procesin e votimit dhe numërimit për Akademisë 83 vitet e fundit.

Në deklarata thuhej: “Moderatorëve iu ishte dhënë gabimisht zarfi i kategorisë së gabuar dhe sapo u kap, u korrigjua menjëherë. Ne jemi duke hetuar se si kjo ndodhi dhe kërkojmë shumë ndjesë për këtë. E vlerësojmë mjeshtërinë e pritjes së situatës nga të nominuarit, Akademia, ABC dhe Jimmy Kimmel trajtuar situatën”./tvklan.al