Dukesha e Kembrixhit ka lindur sot fëmijën e saj të tretë, një djalë që peshon 3.8 kg, në Ditën e Shën George.

Kensington Palace njoftoi se fëmija ka lindur rreth orës 11:00, pasi Kate u dërgua në spitalin e Shën Marisë në Paddington të Londrës.

Sipas Daily Mail, lindja ka ndodhur pa ndërlikime. Fëmija është stër-nipi i gjashtë i Mbretëreshës dhe Dukës së Edinburgiut dhe vëllai i vogël i Princit George dhe Princeshë Charlotte./tvklan.al