pilul-plakje

Shkencëtarët rus kanë zbuluar një antioksidues që ngadalëson procesin e plakjes. Aktualisht ata po testojnë një pilulë tek minjtë, peshqit dhe qentë.Shkencëtarët shpresojnë se kjo formulë e re do t’i mundësojë njerëzve që të jetojnë të paktën 120 – vjet.

Studiuesit në Universitetin e Moskës po përdorin një lloj të ri antioksiduesi, me anë të së cilit shpresojnë se do të ndikojë në mitokondri, në sistemet energji-prodhuese të qelizës, që shihet si shkaktari kryesor i plakjes./E.K