Seria e fundit e “Piratëve të Karaibeve” do të ketë një të ftuar special. Ai është Paul McCartney.

Kur duhen edhe pak ditë nga dalja në treg e episodit të 5-të të sagës së famshme, publikohen fotot e para të legjendës së Beatles nën petkun e një pirati.

Disney që ka autorësinë e filmit ka preferuar të mbajë të fshehtë rolin e Paul McCartneyt, duke shtuar më shumë kureshtjen e fansave.

Përveç yllit të Beatles, në serinë e fundit do të marrë pjesë edhe Javier Bardem, krahas protagonistëve të vjetër, Johny Depp, Orlando Bloom dhe Keira Knightley.

/Tv Klan