1

Triumfuesja e “X Factor Albania 2”, Arilena Ara është në përgatitje të videos së re, me titullin “Vegim”. Për herë të parë këtë baladë, Ara e ka kënduar në “X Factor Albania 4”, të cilën ia ka dedikuar babait.

Aktualisht video po realizohet në Velipojë dhe Shkodër, në të cilën do të pasqyrohen pjesëza nga jeta e saj dhe e babait.

Në llogarinë Instagram, Arilena ka publikuar foto të ndryshme gjatë xhirimit të klipit dhe ka bërë me dije që kënga do të lancohet së shpejti.

tvklan.al