Këto janë provat e fundit që ansambli filharmonik i Vjenës me në krye violinistin shqiptar Shkelzen Doli po bëjnë përpara se ata të performojnë për publikun shqiptar në pallatin e kongreseve. Pas koncertit të mbajtur në Vjenë, mbrëmjen e këtij 2 janari, Tirana pret një nga filarmonitë më të suksesshme në botë.

Tingujt e telave të violinës së Shkelzen Dolit dhe ato të 36 artistëve të ansamblit filharmonik Të Vjenës do të bëhen  bashkë në koncertin madhështor për publikun shqiptar qe do te transmetohet direkt në televizionin Klan.

Dy vite më parë, violinisti shqiptar me famë botërore, Shkelzen Doli mahniti publikun vjenez me interpretimin e muzikës shqiptare me orkestrën e Filharmonisë së Vjenës.

Pjesë e koncertit janë edhe transmetimi i tre videoklipeve shqiptare, si baresha, Arbëresha dhe Albanian Soul. Ndërsa repertori që do të luhet janë nga Strauss, Brahms, Lehar. Koncerti i muzikës klasike për çdo fillim janari, është një nga ngjarjet më të mëdha kulturore në botë.

Tv Klan