Në kulmin e merkatos verore të futbollistëve, klubet kryesore europiane janë vënë në kërkim të lojtarëve të rinj. Një vitrinë e rëndësishme ishte natyrisht edhe kampionati europian që u zhvillua në Francë. Nisur nga paraqitja e mirë në Euro 2016, por edhe nga ajo e sezonit të fundit, vlerat e lojëtarëve të Kombëtares sonë kanë pësuar ndryshime.

Ai që ka shënuar rritjen më të madhe në tregun e futbollistëve është padyshim Elseid Hysaj, kartoni i të cilit sipas “Transfermarkt”, vlerësohet me 13 milionë euro, duke u bërë edhe lojtari më i shtrenjtë i kuqezinjve. Mbrojtësi i Napolit pritet të rinovojë kontratën me klubin italian dhe siç shkruajnë mediat në vendin fqinj, me gjasë do të vendoset edhe një klauzolë e majme për të siguruar mirë qëndrimin e 22 – vjeçarit.

Rritje ka shënuar edhe vlera e kartonit e disa prej protagonistëve të tjerë të kuqezinjve në Francë. Arlind Ajeti, Mërgim Mavraj, Amir Abrashi dhe Ledian Memushaj kushtojnë më shumë pas Euro 2016, sipas përllogaritjes së “Transfermarkt”. Edhe portieri i Partizani, Alban Hoxha, vlerësohet më shumë në merkato.

Nga ana tjetër, kartoni i portierit të Kombëtares, Etrit Berisha ka pësuar rënie. Mbrojtësi ekstrem i Lacios vlerësohet me 3.5 milionë euro, nga 4 milionë që vlerësohej më herët. Rënie kanë pësuar edhe vlerat e Burim Kukelit dhe Odise Roshit.

Tv Klan