A është i shëndetshëm gjalpi i kikirikut? Po, gjalpi i kikirikut është i shëndetshëm, por disa lloje janë më të shëndetshëm se të tjerat.

Gjalpi i kikirikut është i pasur me yndyrna të shëndetshme për zemrën, dhe një burim i mirë i proteinave, të cilat mund të jenë të dobishme për vegjetarianët që kërkojnë të përfshijnë më shumë proteina në dietat e tyre.

Një lugë gjalpi kikiriku përmban deri në 8 gram proteina dhe 2 deri në 3 gram fibra. Ai gjithashtu përmban vitamina dhe minerale duke përfshirë vitaminën B niacin, hekurin, kaliumin dhe vitaminën E. Forma më e shëndetshme e gjalpit të kikirikut është kur ai bëhet vetëm nga kikiriku, ndërsa kripa, sheqernat dhe vajrat e shtuara, ndryshojnë profilin e tij ushqimor.

Për shembull, në një sasi gjalpi kikiriku ku është shtuar kripë mund të ketë 100-150 miligramë natrium, ndërsa kur është i pakripur nuk ka natrium. Gjalpit të kikirikut mund t’i shtohen edhe sheqerna, sidomos në varietet e aromatizuara të cilat mund të kontribuojnë deri në 28 kalori. Frutat e thatë, përfshirë kikirikun, ndihmojnë në uljen e rreziqeve për sëmundje të zemrës, kancerit dhe vdekjes së parakohshme.

Konsumimi i arrave dhe gjalpit të kikirikut, është i lidhur gjithashtu me zvogëlimin e rrezikut të diabetit. Megjithatë, një studim që përfshiu më shumë se 120,000 burra dhe gra nga viti 1986 deri në vitin 1996 arriti në përfundimin se ndërsa konsumimi i arrave dhe kikirikëve ishte i lidhur me shkallë më të ulët të vdekshmërisë midis individëve, nuk mund të thuhet e njëjta gjë për gjalpin e kikirikut.

Kini parasysh se shumica e kalorive të gjalpit të kikirikut vijnë nga yndyrnat. Një lugë gjelle ka rreth 200 kalori, kështu që nëse nuk i doni kaloritë mund ta përgjysmoni sasinë e gjalpit të kikirikut që konsumoni. Dhe përpiquni ta konsumoni atë të pastër pa sheqer ose kripë të shtuar, në mënyrë që të përfitoni maksimalisht nga vlerat e tij ushqyese.

/tvklan.al