Një vit pas rënies së Tiranës në Kategorinë e Parë është radha e Vllaznisë. Skuadra shkodrane zbriti në ligën inferiore pavarësisht fitores së thellë 5 – 1 me Skënderbeun në Korçë.

Skuadra e Ilir Dajës e kishte siguruar prej kohësh matematikisht titullin dhe aktivizoi shumë lojtarë të stolit. Gjithsesi në përfundim të takimit në stadiumin e Korçës nisi festa për titullin e tetë dhe për fituesin e Këpucës së Artë, Ali Sowe.

Skënderbeu duhet të presë vendimin e Gjykatës së Arbitrazhit Sportiv për të marrë pjesë në Champions League. Kamza do të jetë edhe për sezonin e ardhshëm pas fitores 1 – 0 me Partizanin në stadiumin “Selman Stërmasi”. Një vend në kupat e Europës e siguroi Luftëtari me fitoren 2 – 1 në fushën e Lushnjës.

Për ekipin gjirokastrit do të jetë një debutim në aktivitetet kontinentale. Laçi duket se e ka të sigurt pjesëmarrjen në Europa League duke u renditur i katërti pas fitores 4 – 2 me Teutën.

Ekipi kurbinas do të luajë finalen e Kupës së Shqipërisë me Skënderbeun të dielën. Si suksesi në këtë aktivitet dhe dështimi e kalon në kupat e Europës, falë edhe shpalljes kampion në korçarëve. Kukësi – Flamurtari përfundoi në barazim 2 – 2.

Tv Klan