Vllaznia u rikthye te fitorja në kampionat pas më shumë se 2 muajsh pritje. Ekipi shkodran mundi 2 – 1 me Lushnjen të mërkurën në ndeshjen e prapambetur të javës së dhjetë.

Në “Loro Boriçi” mori 3 pikë të rëndësishme për objektivin mbijetesë. Nuk mund të thuhet e njëjta gjë për Lushnjen që mbetet në fund të renditjes dhe nuk po del dot nga kriza.

Tv Klan