Partizani u ndal në Shkodër në barazim 1-1 nga Vllaznia dhe tashmë ndan sërish kreun e renditjes me pikë të barabarta me Kukësin.

Ndeshja në Loro Borici ishte e luftuar. Në mesin e pjesës së parë shtylla i ndali avantazhin partizanit. Në të 70, Hebaj sakrifikoi deri në fund dhe për një moment u duk se goditja e tij përfundoi në rrjetë por topi doli jashtë.

Hebaj e gjeti golin pak minuta më vonë. Nuk zgjati shumë dhe Partizani barazoi me Ekuban, i cili goditi nga jashtë zone. Ndeshje e madhe për Vllazninë, e cila një javë më parë i dha kryesimin partizanit ndërsa këtë të diel i largoi të kuqtë nga kreu.

Në Gjirokastër Flamurtari fitoi 2-1. Vendasit gjetën të parët avantazhin me golin e bregut. Barazoi Shkodra dhe penalltia e Telushit i dha trepikëshin vlonjatëve.

Mesa duket 11-metërshi i akorduar për flamurtarin nuk është kapërdirë nga traineri Milinkoviç i Luftëtarit, i cili i ka paraqitur dorëheqjen presidentit të klubit. Edhe ky i fundit, i indinjuar me vendimet e arbitrave ka njoftuar nëpërmjet zëdhënësit për shtyp se do të takojë gjatë javës teknikun dhe nëse ai nuk kthehet në detyrë do të largojë skuadrën nga Superliga.

 Superliga Renditja 

1              Kukësi                   59

2              Partizani               59

3              Skënderbeu       56

4              Vllaznia                 37

5              Luftëtari               36

6              Tirana                    32

7              Teuta                    32

8              Laçi                         29

9              Flamurtari           28

10           Korabi                   12

/Tv Klan