Vllaznia mori edhe këtë sezon trofeun e titullit kampion në futbollin e femrave. Vajzat shkodrane mbrojtën trofeun e fituar edhe në dy vitet e mëparshëm. Vllaznia e mbylli kampionatin vetëm me fitore. Suksesi i fundit ishte ndaj Tiranës me rezultatin 4 – 0, në takimin e zhvilluar në Shkodër. Vllaznia që pak kohë më parë fitoi edhe Kupën e Shqipërisë, do të marrë pjesë në Champions League. Në këtë turne skuadra shkodrane nuk ka patur sukses në përfaqësimet e mëparshme.

Tv Klan