Mëngjesin e sotëm, në lagjen “Pavarësia”, në Vlorë, Qeriman Maraj, ka tentuar të vrasë me armë zjarri tip pistoletë, bashkëjetuesen e tij, shtetasen Sh.Sh, 29 vjeçe, në banesën e saj.

Nga hetimet e kryera ka rezultuar se konflikti ka nisur për motive të dobëta brenda në banesë, në prezencë të dy fëmijëve të mitur.

Policia bëri të mundur neutralizimin e personit si dhe bllokimin në cilësinë e provës materiale të armës së zjarrit bashkë me 1 krehër dhe 15 copë fishekë të kalibrit 9 mm.                       

Dy fëmijët e mitur, zonja i ka me martesë tjetër dhe Maraj bashkëjetonte me zonjën në fjalë./tvklan.al