Një koncert rinor me emra të njohur të muzikës. Shumë fishekzjarre në qiellin e Vlorës. Qyteti bregdetar çeli zyrtarisht sezonin turistik.

Përshëndetja e parë erdhi nga Kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli.

Bashke me të ishin edhe ministrat Damian Gjiknuri dhe Blendi Klosi. Ata e cilësuan Vlorën si pjesa më e rëndësishme të zhvillimit të vendit mes turizmit dhe resurseve të jashtëzakonshme.

Ditët në vijim, Vlora do të presë turistët me Aulona Folk Festval dhe kampionatin e fluturimeve të lira.

Tv Klan