droge ne vlore

Policia e Vlorës njoftoj sot se ka arrestuar 3 persona dhe shpallur në kërkim 2 të tjerë të dyshuar si trafikantë të lëndëve narkotike.

Në pranga u vunë Koçi Myrtaj, 39 – vjeç, Ermal Arapaj, 24 – vjeç dhe Lisjen Aliraj, 23 – vjeç, banues në Vlorë.

Në kërkim janë shpallur dy persona nga fshati Trevllazër.

Është sekuestruar 128 kg marijuanë e cila po shkëmbehej në momentet e arrestimit. Në vendin e ngjarjes janë gjetur 3 armë zjarri automatikë dhe një sasi fishekësh.

Policia thotë se nëse lënda narkotike do të dilte në treg, vlera monetare e saj ishte 120 mije euro.

Tv Klan