grabitjeDy persona kanë tentuar të grabisin një kazino në Vlorë.

Ngjarja ndodhi mbrëmë rreth orës 21:40 në zonën e Skelës.

Gjatë tentativës për grabitje ka patur edhe të shtëna me armë zjarri, por fatmirësisht pa të lënduar në njerëz.

Policia ka mundur të kapë vetëm njërin nga autorët ndërsa bashkëpunëtori tjetër është larguar menjëherë nga vendngjarja.

Tv Klan