helmohen nxenesitDy nxënës të klasës së 9-të në shkollën 24 Maji në Vlorë u transportuan me urgjencë në spitalin rajonal të qytetit pasi shfaqën simptoma serioze të helmimit nga ushqimi. Nxënësit mësohet se kishin konsumuar sanduiç që i kishin blerë jashtë territorit të shkollës.  Kjo bëri që Autoriteti Kombëtar i Ushqimit të nisë kontrollet në subjektet që ndodhen jashtë perimetrit të shkollës, por duke mos dhënë garanci për shitësit ambulantë që afrohen pranë oborreve të shkollës.

Tv Klan