tragetiiiNjë peshkarexhë me 3 persona në bord u godit nga targeti i linjës Brindizi-Vlorë në afërsi të Sazanit. Ngjarja ndodhi në orën 4 e 30 të mëngjesit të sotëm.

Rojet bregdetare mbërritën në kohë në vendngjarje dhe bënë të mundur shpëtimin e 3 peshkatarëve, ndërsa peshkarexha e tyre u fundos brenda pak minutave.

Peshkatarët thanë se tentuan të lidheshim me tragetin por ai nuk u ka kthyer përgjigje.

Prokuroria e Vlorës mori në pyetje kapitetin e Tragetit dhe peshkatarët në përpjekje për të zbardhur ngjarjen.

Tv Klan