vlore

Policia e Vlores njoftoi se ka sekuestruar anijen “Karaburuni” dhe 3500 litra naftë që dyshohet se hynte kontrabande nga Italia.

Në pranga është vënë 53 vjeçari Mondi Veshaj,  me banim në Vlorë, pronar i një pike karburanti, në fshatin Sherishte.

Policia tha se vijon hetimet për të zbardhur skemën e futjes së karburantit kontrabandë dhe ndalimin e personave të tjerë të përfshirë në këtë aktivitet.

Naftës së sekuestruar po i bëhen analiza pasi dyshohet se nuk i plotëson standardet për t’u përdorur nga automjetet.

Tv Klan