Tymi i drogës që po digjej në oborrin e një 52-vjeçareje nga Vlora ka çuar në zbulimin e drogës që gruaja kishte në shtëpi.

Sipas një njoftimi të policisë, në oborrin e shtëpisë së gruas me iniciale P.M. po digjej drogë dhe gjatë kontrollit në shtëpi asaj iu gjetën 4 kg e 720 gramë kanabis e tharë, e ndarë në dy thasë.

Duke qenë se gruaja rezulton e sëmurë me probleme mendore, ndaj saj ka nisur procedimi penal në gjendje të lirë për prodhim dhe shitje droge.

Po ashtu, nga kontrollet e ushtruara edhe në fshatin Velçë të Vlorës, në vendin e quajtur ”Presaran”, në një distancë 70 m nga banesa e një të moshuari është gjendur dhe sekuestruar një thes i mbushur me kanabis/ Droga peshonte 4 kg e 400 gramë.

Polica po vazhdon hetimet për zbulimin dhe kapjen e autorit, posedues të lëndës narkotike./tvklan.al