Kuvendi i Maqedonisë ka hyrë në ditën e dytë dhe të fundi të seancës konstitutive për votimin e qeverisë së re.

Seanca e sotme ka vijuar me debate mes deputeteve të VMRO-se dhe atyre të partisë LSDM mbi programin qeverisës dhe kabinetin qeveritar të propozuar nga kryeministri i ardhshëm Zoran Zaev.

Deputetet e Gruevskit kanë gjetur si arsye për bllokimi e votimit të qeverisë së re edhe faktit se një ditë më parë, Talat Xhaferi hapi seancën në gjuhën shqipe.

Sipas VMRO, fjalimi në shqip është një skenar provokimesh. Në Kuvend u diskutua edhe dhuna e 27 prillit.

Sipas rregullores, kuvendi i Maqedonisë ka afat të votojë qeverinë e re deri të mërkurën në mesnate. Zaev ka si pjesë të koalicionit qeverisës 62 mandate, ndërsa për miratimin e qeverisë i duhen 61 vota.

Tv Klan