Partia e ish-kryeministrit Nikolla Gruevski VMRO-DPMNE i ka kërkuar LSDM-së së Zoran Zaevit ta hedhë poshtë platformën shqiptare.

“Piter Vanhojte, duke shpalosur qëllimet e Zaevit, ka hapur debat për federalizmin e Republikës së Maqedonisë. Për këtë deklaratë skandaloze të Vanhojtes, LSDM-ja hesht, ashtu siç hesht edhe për deklaratat shokante të deputetes shqiptare Mesil Doda, e cila në mënyrë direke u kërcënua se në rast se ai heq dorë nga Platforma, atëherë të gjithë shqiptarët do të angazhohen rreth realizimit të ëndrrës për Iliridën” , thuhet në njoftimin e VMRO-DPMNE-së.

“Heshtën edhe kur Ziajdin Sela e mohoi identitetin maqedonas, duke theksuar se para 100 viteve nuk kanë ekzistuar maqedonasit në këto hapësira”, thonë njoftimi.

“Alsat M” citon zyrtarët e VMRO-DPMNE të thonë se Zoran Zaev nuk kishte guximin që të heqë dorë dhe ta hedhë poshtë Platformën shqiptare, por shkoi edhe më larg duke theksuar se do të debatojë për çështje të cilat janë të interesit nacional dhe shtetëror.

Zoran Zaev ka krijuar koalicion qeverisës me partitë shqiptare të Maqedonisë, megjithatë presidenti Ivanov ka refuzuar t’ia japë mandatin për krijimin e qeverisë me arsyetimin se po plotëson kërkesat e Platformës Shqiptare.