VMRO-DPMNE ka reaguar ndaj shkrimeve në media lidhur me kundërshtimet e liderit të saj për gjuhën shqipe si gjuhë zyrtare.

Në reagimin e kësaj partie, thuhet se lideri Hristian Mickovski nuk është kundër shqiptarëve, por se ligji për gjuhët nuk është kushtetues dhe se dëmton maqedonasit, shqiptarët por edhe etnitetet tjera.

“Deklarata lidhur me Ligjin për Gjuhët është dhënë mbi bazën e analizave të bëra për dëmet që mund të sjell ky akt ligjor, si dhe në raport të jo kushtetueshmërisë, po ashtu edhe në raport me rrezikun e kohezitetit në Republikën e Maqedonisë. Ky Ligj, definitivisht nuk do të jetë në dobi të shqiptarëve, kurse do të shkaktoj implikime të rëndësishme financiare.

Ky Ligj është jo kushtetues, e ndryshon karakterin e shtetëror dhe është vështirë i zbatueshëm. Kjo do të sjellë pasoja që institucionet e vendet të mos jenë funskionale, si për maqedonasit, shqiptarët, turqit, romët dhe të gjithë qytetarët që jetojnë në Maqedoni kanë nevojë për institucione funksionale”,

thuhet në reagimin e VMRO-së./

tvklan.al