Policia njoftoi se 26 persona janë arrestuar me akuzën për vjedhje të energjisë elektrike, janë shpallur në kërkim 19 persona, si janë ndërprerë 372 lidhje të paligjshme të energjisë dhe abonetëve debitorë.
Ndërkohë nga të arrestuarit 18 prej tyre janë pronarë biznesesh.
Këta persona rrezikojnë dënime deri në 3 vjet burg, nëse provohen akuzat e ngritura nga prokuroria, bazuar në provat e policisë dhe Operatorit të Shpërndarjes së Energjisë Elektrike.
Tv Klan