Sektori i Shërbimit për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA), në Kukës në bashkëpunim me policinë e Hasit kanë arrestuar punonjësin e policisë, Shaban Bera, 54 vjeç, me detyrë Kujdestar-Magazinier, pranë Komisariatit të Policisë Has.

Nga inspektimi i kryer në ambientet e magazinës së armatimit të Komisariatit të Policisë Has, u konstatua se mungonin 3 pistoleta, 210 fishekë, si dhe mosrakordim të numrit serial të një pistoletë thikë.

Po ashtu në muajin Shkurt 2016 nga ana e strukturave të SH.Ç.B.A-së është arrestuar për të njëjtën vepër penale magazinieri i Drejtorisë së Policisë Kukës, Përparim Dauti pasi gjatë kontrollit mungonin  12 000 fishekë në magazinë./tvklan.al