Një i ri nga Tirana përfundoi në prangat e sektorit të Krimit Ekonomik në kryeqytet, për akuzën e mashtrimit.

Artan Laci, një 23 – vjeçar nga Tirana, u prezantua si Zv/drejtori i Përgjithshëm i ALUIZNI –t dhe arriti t’i merrte një gruaje 58 milionë lekë.

Ka qenë vetë kjo e fundit, që policia e identifikon vetëm me iniciale Sh. M., e cila ka bërë kallëzim, duke bërë që efektivët e kryeqytetit të vinin në pranga të riun./tvklan.al