Në këtë shihet një djalë i vogël i cili është diagnostikuar me kancer dhe më pas braktisur nga nëna e tij.

Hu Haoyang u braktis nga nëna e tij në nëntor 2016 ndërkohë që ajo me vete mori edhe 22,500 paund që supozohej të përdoreshin për trajtimin e tij.

Ai u diagnostikua gjashtë muaj më parë me hepatoblastoma, një kancer i  rrallë i mëlçisë që ndodh te disa foshnje ose fëmijë të vegjël.

Ai kishte marrë disa trajtime kimioterapie, por më kanceri i tij u rikthye dhe tani ka nevojë për një transplant.

Haoyang është tani në Spitalin e Fëmijëve Bayi në Pekin të  Kinës, ku po merr kujdes edhe nga gjyshja e tij.

Babai i fëmijës, arriti të marrë mbrapsht paratë nga gruaja, në mënyrë që të shkonin për trajtimin e djalit të tyre, por vetëm pasi atë e kërcënuan se do ndërhynte policia.

Ajo përfundimisht i ktheu paratë për trajtimin e tij, por është vetëm një pjesë e kostos së trajtimit. Ata kanë huazuar 113,000 paund  nga bankat duke qenë se babai i tij duke punuar si fermer nuk i mbulon dot kostot e trajtimit./tvklan.al