Sammy

Çdo përdorues i internetit e njeh këtë vogëlush dhe meme –et e pafundme me fytyrën e tij. Sammy Griner, sot 8 – vjeç, ishte vetëm 11 muajsh kur babai i tij Justin shkrepi këtë fotografi.

Që prej asaj kohe, fytyra determinuese dhe triumfuese e Sammy u kthye në memen e suksesit.success-kid-meme

Sot, babai i këtij vogëlushi, Justin Griner, po shpreson që të arrijë sukses për veten. Në 2006 ai u diagnostikua me sëmundje në veshka dhe tashmë ka nevojë për një transplant.

Sam

Familja e tij po përpiqet që të mbledhë para të mjaftueshme nga donacionet për të përballuar operacioni. /tvklan.al