“Vonesa Shqiptare”; Si e bëri Edi Rama reformizmin elektoral në 25 Qershor, është libri më i ri i botueist Henri Çili, i cili hidhet në treg për lexuesin shqiptar.

Në prani të mjaft intelektualëve, akademikë, gazetarë, publicistë, shkrimtarë dhe  pedagogë, “Vonesa Shqiptare” një botim i Institutit Pashko u promovua në ambientet e UET.

Një kërkim i ri social politik kundrejt forcave të tyre vijnë të përmblehdura në shkrimet e “Vonesës Shqiptare”.  Një ese e shkurtër plus 10 artikuj, polemika dhe ndërhyrje publike të cilat vërtiten përreth reformizmit, populizmit, liberalizmit që Çili ka mbajtur në mjedise të ndryshme mediatike.

Si e bëri Edi Rama elektoral reformizmin në 25 Qershor, një mendim që iu referua më parë, këtë herë botuesi Henri Çili ndërhyn për të reflektuar çfarë ndodhi në jetën politike dhe kulturën shqiptare që e quan sui-generis.

Tv Klan