gjergj-buxhuku_2Pavarësisht deklaratave të njëpasnjëshme të qeverisë për shlyerjen e detyrimeve ndaj biznesit, sipërmarrësit thonë se situata vazdon të jetë e njëjtë. Sipas konfindustritë, biznesi ende nuk po e merr në kohë rimbursimin e tvsh-së.

Biznesi thotë se ka ngelur i habitur nga deklarata e kreut të financave pak ditë më parë ku i kërkoi falje sipërmarrësve që nuk ishte konsultuar me ta gjatë hartimit të paketës fiskale.

Po ashtu konfindustria i kërkon qeverisë të ndryshojë legjislacionin për të bërë të mundur aksin e biznesit dhe qytetarve në  regjistrin e kredive. Buxhuku thotë se një prej kushteve të investitorëve të huaj është marrja e informacionit  të nevojshëm financiar për këdo që ata bashkëpunojnë në Shqipëri.

Sipas konfindustrisë, ligji për të dhënat personale ndalon aksesin e qytetarve apo biznesit në regjistrin e kredive, ndryshe nga shtetet e bashkimit evropian ku ky lloj informacioni  nuk është i ndaluar me ligj.