Ambasadori i Izraelit në Tiranë, Boaz Rodkin pret reflektim nga diplomacia aktuale shqiptare, pas votës kundër në OKB dhe për t’iu bashkuar administratës Trump për transferimin e Ambasadës Shqiptare në Jeruzalem. Në një intervistë ekskluzive për Klan Plus, Rodkin thekson se prisnin që të gjitha shtetet e OKB-së, të ishin pro qëndrimit amerikan.

“Ne nuk e konsiderojmë votën tuaj kundër Izraelit. Në debatin në Kombet e Bashkuara për Jeruzalemin kryeqytet, ku ne prisnim që të gjitha Shtetet të votonin krah Shteteve të Bashkuara. Qeveria shqiptare ndërrmorri vendimin e saj. Ne kemi hapur të gjitha kanalet diplomatike për të diskutuar çështjet e hapura mes nesh”.

Pavarësisht një doze zhgënjimi nga vota shqiptare pro Palestinës, Izraeli po vijon marrëdhëniet ekonomike me vendin tonë duke hapur në verë një linjë ajrore me Tiranën. Krahas turistëve priten investime në bujqësi, hi-tech dhe teknologji.

Sa herë përkujtohet holokausti, Shqipëria është më kokën lart para historisë, pasi populli i saj hapi shtëpitë dhe strehoi hebrenjtë që kërkoheshin nga nazistët, duke çimentuar përjetësisht miqësinë mes dy vendeve.

Klan Plus