Bashkimi i votave PD -LSI në Këshillin bashkiak të Durrësit rrëzoi paketën e taksave vendore për vitin 2018. Kundërshtimi erdhi pasi socialistët nuk morën parasysh propozimet e këshilltarëve demokratë dhe atyre të LSI. Ata kërkuan që disa tarifa të ulen, ndërsa një pjesë tjetër të hiqen.

Por Alfred Mullaraj, në emër të këshilltarëve socialistë, tha se banorët që jetojnë në fshat nuk do paguajnë tarifë pastrimi, pasi ky shërbim nuk ofrohet. Sipas tij në këtë paketë parashikohet ulje edhe e tarifës për çerdhe dhe kopshte.

Pas rrëzimit të paketës fiskale të bashkisë Durrës, vetëm me një votë më shumë kundër në Këshillin Bashkiak, komisionet përkatëse do të shqyrtojnë sërish propozimet deri në mbledhjen e radhës të këtij këshilli.

Tv Klan