Në çmimin futbollisti më i mirë i FIFA-s për 2016-ën, votuan edhe trajneri i përfaqësues sonë, Gianni de Biasi dhe kapiteni Ansi Agolli.

De Biasi votoi për bashkombasin e tij, kapitenin e përfaqëuseses italiane dhe të Juventusit, Gianluigi Buffon, në vend të dytë votoi për Cristiano Ronaldon dhe në të tretin për Lionel Messin.

Kapiteni Agolli zgjodhi në vend të parë fituesin e çmimit, Cristiano Ronaldon, ndërsa pas tij Lionel Messin dhe Antuan Grizman.

Për çmimin trajneri më i mirë, Gianni de Biasi zgjodhi sërish një italian, teknikun e Lester City, Claudio Ranieri, ndërsa Agolli trajnerin e Real Madrid, Zinedine Zidane.

Tv Klan