I mjaftuan 45 minuta pesë studentëve të koreografisë në Universitetin e Arteve, për të mbledhur në një shfaqje të vetme Shqipërinë post – komuniste.

Edhe pse në kalendar vitet e demokracisë përbëjnë një çerek shekulli histori, ngjarjet që e karakterizojnë këtë periudhë dalin nga i njëjti burim, që kohë pas kohe shfaqet në forma të ndryshme. Dhe burimi i çdo të keqeje në këtë vend, për këta të rinj dhe pedagogun udhëheqës, koreografin Gjergj Prevazi, është vjedhja e votës.

Gjithë metaforat, si përmes gjuhës së trupit, fragmenteve audiove apo këngëve në sfond, përmblidhen në fjalën hit, korrupsion.

Para se protagonistët e mbrëmjes, që identifikojnë brezin e ri, të ftonin në skenën e instalacionit “Reja” publikun, pra popullin, i kujtojnë atij të mos ribien në grackën e idhujve.

Tv Klan