Në disa qendra votimi në Elbasan janë konstatuar disa problematika në lidhje me procesin e votimit.

Problemet janë evidentuar në lagjen “Fushë Mbret”, raporton ABC News, për shkak të disa votimeve familjare.

Votimi është hapur në orën 07:00, ndërsa në qendrat e tjera të votimit në qytetin e Elbasanit procesi vijon normalisht.

Po kështu, edhe në Korçë janë shfaqur problematika në disa qendra votimi. Në Sheqeras janë konstatuar persona të paautorizuar që kanë hyrë në qendrën e votimit.

Edhe në Gramsh janë shfaqur probleme në qendrën e votimit nr.2598 për shkak të ndërhyrjes në votimin e fshehtë. /

tvklan.al