Parlamenti votoi katër ministrat e rinj, bashkë me shkarkimin e katër paraardhësve të tyre.

Fatmir Xhafaj mori 76 vota si Ministër i Brendshëm, Eduart Shalsi 76 vota si Ministër i Çështjeve Vendore, Olta Xhaçka 79 vota pro si Ministre e Mirëqënies dhe Ogerta Manastirliu me 79 vota si Ministre Shëndetësise.

Deputeteve iu desh të votonin dy herë për shkarkimin e Blendi Klosit, si Ministër i Mirëqenies Sociale. Kjo për faktin se herën e parë, pro shkarkimit të tij u bënë vetëm 70 vota dhe nuk u arrit numri i duhur prej të paktën 71 deputetësh për ta quajtur të miratuar një dekret të Presidentit. Kryesuesja e seancës, Valentina Leskaj e quajti të vlefshëm votimin e parë, por Gramoz Ruçi i kujtoi rregulloren.

Në seancë nuk ishte i pranishëm Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i cili para mesditës u nis për një vizitë jashtë vendit, si dhe as deputetët Ben Blushi e Mimoza Hafizi. Ndërsa votoi Mhill Fufi, deputeti i përjashtuar nga grupi i Partisë Demokratike.

Tv Klan