Një komisioner i Lëvizjes Socialiste për Integrim është arrestuar nga policia e qytetit të Korçës. Sipas burimeve paraprake mësohet se komisioneri Andimiano Ravolli është arrestuar, pasi ka votuar dy herë në qendrën e votimit 3736 në fshatin Barç.

Ravolli ka votuar një herë në qendrën e votimit ku ishte komisioner dhe një herë tjetër në qendrën ku ishte i regjistruar.

Gjithashtu policia e Korçës ka ndaluar dhe Arben Ruco, person me precedent penal. Ndalimi i tij është bërë, pasi ka tentuar të blente vota.

 Policia ka ndaluar edhe Sekretarin e LSI-së në këshillin bashkiak të Korçës, Pajtim Myrtollari. Ai dyshohet se është i përfshirë në blerje vote./tvklan.al