Këtë herë Renaldo vjen me vox pop-e, ku ngre pyetjen për çështjen e pasaportave të fëmijëve, të cilat edhe pse janë me kohëzgjatje më të shkurtër, kushtojnë po aq sa pasaportat e të rriturve.

 Renaldo – Nëqoftëse ti do të nxjerrësh pasaportën për djalin do të paguash 7500 lekë për 5 vjet, ndërsa ti paguan 7500 lekë për 10 vjet.

Qytetari 1 – Korrupsion i gjallë!

Renaldo – Kjo është dashuri e madhe që ka qeveria për fëmijët apo i ka inat fëmijët?

Qytetari 1 – I ka shumë qejf se ua fut dyfish.

 

Qytetari 2 – Populli shqiptar është mësuar me këto gjëra. Sa më shumë t’ia shtrëngosh rripin, aq më shumë të do!

Qytetari 3 – Uaaa, dashuri e jashtëzakonshme!

Renaldo – Këtu provon edhe dashurinë e vetë edhe të prindit…

Qytetari 3 – Po sigurisht, është një dashuri dypalëshe. Unë them të mos ta mos e ulë çmimin, nuk ka gëzim më të madh se të paguash 7500 lekë, nuk kursehet për fëmijën!

Renaldo i drejtohet Drejtorisë së Përgjithshme të Gjendjes Civile për të marrë një përgjigje nga kopetentët, nga ku merr si përgjigje se më datë 21.07.2008, Kuvendi i Shqipërisë ka miratuar kontratën e konçensionit  për prodhimin dhe shpërndarjen e kartave të identitetit dhe pasaportave elektronike, ndërmjet Ministrisë së Brendshme dhe Sagem Security dhe se çmimet e dokumentave biometrike janë të përcaktuara saktësisht në këtë kontratë konçensionare.

Renaldo uron shëndet dhe humor për popullin shqiptar sepse për të tjerat kujdeset kushtetuta./tvklan.al