Xhoana HIla

Gjykata e Shkodrës ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për 32 – vjeçaren Xhoana Hila dhe të dashurin 27 – vjeçar Erando Qatipi, pasi akuzohen për vrasjen e gjyshes së Xhoanës.

Dy të rinjtë akuzohen nga prokuroria se e kanë mbytur me jastëk 82 – vjeçaren Angje Hila, në banesën e saj.

Xhoana Hila ka pranuar se kishte dijeni për ngjarjen, por autorësinë ia ka lënë të dashurit të saj.

Ajo ka treguar se bashkë me dashurin kishin hyrë për të vjedhur bizhuteri në banesën e gjyshes dhe se ishin pikasur prej saj.

Në këtë kohë, sipas saj, Erando Qatipi ka marrë jastëkun dhe e ka mbytur të moshuarën. I riu 27 –vjeçar e ka mohuar këtë version.

Tv Klan