Duhet të ishte seanca e fundit gjyqësore, ku dhe do të jepej vendimi për bandën e Admir Tafilit. Por mungesa e 2 avokatëve mbrojtës ka çuar në shtyrjen e seancës.

Prokuroria ka kërkuar 2 burgime të përjetshme dhe 131 vjet burgim për 10 të akuzuarit, si personat që kanë pasur role të ndryshme në një grup të strukturuar kriminal, që kryente vrasje me pagesë.

Ky grup drejtohej nga Admir Tafilaj, i cili u jepte urdhra anëtarëve të tjerë nga burgu, ku po vuan dënimin me burgim të përjetshëm për vrasje.

Për Tafilajn, akuza ka kërkuar burgim të përjetshëm. I njëjti dënim është kërkuar dhe për Kristi Pinen, por duke qenë se ai ka statusin e bashkëpunëtorit, në këtë dosje është kërkua dënimi me 10 vite burg.

Me nga 35 vite burg është kërkuar për Dritan Peksanin dhe Elson Merdanin, të cilët akuzohen për vrasje me paramendim. 27 vite heqje lirie për Alfred Qefalinë, i akuzuar për vrasje të mbetur në tentativë. Për Klajdi Shermadhin janë kërkuar 21 vite burg.

Me 13 vite burg në total është kërkuar dhe 4 të pandehurit e tjerë Aleksandër Gora, Fatos Koka, Albano Beqiraj dhe Dhimitër Zota. Mbi ta rëndojë akuzat e sigurimit të kushteve për kryerje të vrasjes dhe moskallëzim krimi.

Ky grup akuzohet se ka vrarë Ibrahim Manin, në 25 Qershor 2014 në Shkodër. Në tentativë ka mbetur vrasja e Edmond Çakmashit në 5 Nëntor 2013. 

Janë këta persona që kishin planifikuar vrasjen e Leonard Murataj në Durrës, por nuk mundën ta kryenin, pasi ai u vra më parë nga persona të tjerë, më 19 Nëntor 2014. Në Dhjetor 2014 të pandehurit organizuan vrasjen e Majlind Lilës.

/

tvklan.al