Gëzim Kajno nuk ka pranuar të japë asnjë version në gjykatë mbi vrasjen e Asllan Kërtushës, përpara lokalit të tij.

Por prokurori i çështjes rrëfeu të gjithë dinamikën e ngjarjes, mbështetur në pamjet filmike të disa kamerave të sigurisë që e kane fiksuar ngjarjen dhe të dëshmisë së disa personave që kanë parë sherrin që përfundoi me vrasje.

Prokurori tha se viktima, në gjendje të rënduar për shkak të alkolit,  ka nisur të fyejë kamarierët e lokalit, të cilët kanë njoftuar pronarin, Gëzim Kajno.

Ai ka mbërritur  së bashku me nipin e tij, Bledar Kajno dhe kanë tentuar ta qetësojmë shtetasin Kërtusha, i cili gjendej në ambjentet e brendshme të lokalit.

Në pamundësi për të shkuar konfliktin, ata e kanë nxjerrë jashtë ambjenteve të lokalit, , ku kanë filluar të përlasen fizikisht. Në konflikt e sipër  Gëzim Kajno,nxjerr një pistoletë, me qytën e së cilës godet në kokë dhe në fytyrë Kërtushën. Gjatë goditjes ndodh një shkrepje e cila plagos Bledar Kajnon.

Kërtusha tenton të hipë në një taksi, por Gëzim dhe Bledar Kajno e arrijnë sërish dhe e godasin në tentativë për ta nxjerrë nga makina. Në këtë moment mendohet se ai ka marrë një plumb në gjoks. Pasi dëgjoi kërkesën e akuzës, gjykata vendosi ta lërë në burg Kajnon. Të njëjtën masë dha një ditë më parë edhe për nipin e tij.

Tv Klan